Më 3 Shkurt, do të ngjitet përsëri në ring në Sportarena in Halle Gjermani, por kësaj radhe me një përgjegjësi e rëndësi më të madhe,për të luftuar për titullin “German International Cruiserweight”. Uldedaj do të vij në këtë përballje të parë për titull, pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si profesionist, ai do të boksoj për herë të parë në dhjetë raunde. Kundërshtari i tij është Jakub SYNEK, boksier Çek (33 vjeçar) me shumë përvojë edhe në boksin amator, me një bilanc prej 8 fitoreve pa asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist.

Me mbështetjen e promotorit Ulf Steinforth dhe nën drejtimin e trainerit tim, të mirënjohurin Dirk Dzemski, jam përgatitur shum, për ta fituar këtë titull të rëndësishëm për ti hapur rrugë titujve të tjerë, Europian e Botëror theksoi Uldedaj.