Disa futbollistë gjatë fëmijërisë së tyre kanë qenë shumë të varfër, por, me anë të futbollit janë bërë milionerë. Por, janë disa të tjerë që prej se ishin fëmijë familjet e tyre kishin para dhe ata nuk brengoseshin asnjëherë për anën ekonomike. Disa prej tyre sot janë edhe ndër futbollistët më të mirë në pozitat e tyre, duke fituar edhe Topa të Artë.Këta janë 10 futbollistët:

1. Hugo Lloris – Ai vjen nga një familje e lartë në Nisë të Francës. Babai është bankier, ndërsa nëna është avokate

2. Andrea Pirlo – Italiani ka lindur në një familje shumë të pasur. Babai i tij është sipërmarrës në Bresia

3. Al-Saddi Gaddafi – Është djali i ish-liderit të Libisë, Muammar Gaddafi

4. Mario Gotze – babai i tij Jurgen Gotze është profesor i Universitetit të Teknologjisë në Yale

5. Ciprian Marica – babai i tij është një nga tregtarët më të pasur rumunë

6. Mido – Ai është djali i një ish-futbollisti dhe biznesmeni të suksesshëm egjiptian

7. Robin van Persie – Hlandezi vjen nga familje artistësh. Babai është skulptor, ndërsa mamaja është piktore dhe mësuese

8. Kaka- Ndryshe nga shumica e brazilianëve ai nuk ishte i varfër. Babai ishte inxhinier, ndërsa nëna ishte mësuese

9. Frank Lampard – Djali i një ish-futbollisti të famshëm të West Ham

10. Gerard Pique – Katalonasi është djali i një sipërmarrësi dhe një drejtoreshe spital.