Kandidati i dytë për president të FSHF-së Bashkim Fino, që në daljen e tij të parë publike, duket se e ka nisur “luftën” e tij me rivalët e mundshëm. Pikërisht duke folur për procesin e privatizimit, është marrë pikësëpari me Vllazninë dhe jo me Flamurtarin, Lushnjen apo ndonjë skuadër tjetër që funksion në të njëjtën mënyrë, me 100 për qind kapital të Bashkive. Duke folur në lidhje me këtë çështje, ai ka thënë: “Jam i interesuar që të ndaj përfundimisht sponsorizon nga privatizimi.

Ai që është sponsor, është sponsor. Bashkitë duhet të privatizohen sa më shpejt, të kenë minimumin e nevojshëm të aksioneve. Para vitit të ri, klubi Vllaznia po ndiqte vazhdimish këshillin bashkiak. Kur do ta miratojë e sa lekë do të marrë. Bashkitë të kalojnë në rol të dytë dhe të vejnë në privatizim. Do të jetë diçka shumë e mire, dhe do të shmangen në votimin për president”. Edhe ne Shkoder ne fakt e dine kete gje se futbolli nuk funksion me Bashki dhe po mundohen t’i japin nje zgjidhje sa me pare kesaj çeshtje. Kuptohet edhe pa menduar nese z.Fino do te zgjidhet apo jo president dhe per te pritur reformat e tij.

© shkodrasport.com