Pas lajmit të shkarkimit të Panos, në “Facebook” ka reaguar Përparim Daiu, një tjetër figurë e shquar e Partizanit, i cili e dënon këtë vendim të klubit.

“Kur përmend Partizanin, të shkon mendja tek emblema dhe sinonimi i këtij klubi, Panajot Pano. Por sot (dje) shkarkuan Ledion, që ka dhënë kontribute në këtë klub të madh, të cilin po duan ta zvogëlojnë me veprimet që bëjnë.

Nesër do të zhdukin ndonjë “yll” tjetër. Largojnë legjenda dhe zvogëlojnë tifozërinë, dikur më e madhja. Nesër do të jetë vonë për dëmet”, shkruan ish-kapiteni i kuq.

Klube te ndryshme jane duke vepruar ne kete menyre duke mos i respektuar figurat nderkohe qe Vllaznia duhet marre shembull se fundi sepse ka afruar figura te tilla si Sinani e Miloti ne stafin teknik.