Te gjitha skuadra e Superliges shqiptare gjate ketyre diteve kane nisur punen ne merkato teksa nga rradhet e tyre kane filluar afrimet e para, por njekohesisht edhe largimet e lojtareve qe nuk kane bindur aq sa duhet.

Keshtu, sulmuesi Thierno Thioub mesohet se e ka mbyllur aventurën e tij te Erzeni. 24-vjeçari u aktivizua në 10 ndeshje si zëvendësues te shijakasit dhe në total luajti 169 minuta, ndërsa tani ai do të jetë pjesë e Orikut në formë huazimi, skuadër që luan në Kategorinë e Parë.

Thioub më parë ka luajtur në Serbi te Novi Pazar, në Rusi me skuadrën e dytë të Spartak Moscow dhe në Francë me Pau. Kuptohet qe vete lojtari nuk ka qene i kenaqur me hapesiren e gjetur dhe ka kerkuar nje skuader tjeter ku te luaje me shume prandaj dhe e ka mirepritur oferten e Orikut.

Edhe drejtuesit shijakas nderkohe duken te kenaqur me kete levizje sepse sulmuesi nuk ka realizuar pritshmerite qe kane patur ndaj tij dhe tashme do te kerkojne ta zevendesojne me nje futbollist tjeter.