Miqesorja e sotme ne mes Vllaznise dhe Kastriotit e cila u luajt ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe perfundoi ne barazim 0-0, ngjalli shume pak interes per tifozet shkodrane te cilet ishin te paket ne numer ne shkallet e tij.
Por ajo qe na ka bere pershtypje eshte se ne ndeshjet e Vllaznise nuk mund te mungojne asnjehere disa tifoze te zjarrte te cilet nuk e braktisin asnjehere skuadren e tyre te zemres. Gazeta “Shkodra Sport” ka evidentuar disa prej tyre qe kane edhe nje te perbashket, jane pjese e te njejtes familje.
Dy prej tyre jane vellezerit Çoçja, Gezimi dhe Sadedini. Ata nuk mungojne asnjehere ne stadium, madje jane te pranishem dhe ne shume ndeshje qe Vllaznia luan jashte Shkodre. Jane shembulli me i mire i transmetimit te pasionit per futbollin dhe Vllaznine brenda familjes prej vitesh e vitesh.
Dy te tjeret e fotos ilustruese te ketij shkrimi, jane serish dy persona te se njejtes familjes, por kete here babe e bir, Aleksander dhe Jurgen Kojashi. Dashuria per Vllaznine ne Shkoder transmetohet brez pas brezi dhe kjo eshte nje tradite shume e bukur.
Sigurisht qe ne kete qytet ka edhe shume te tjere vellezer qe jane gjithnje prane Vllaznise, po ashtu edhe shume baballere e djem qe e ndjekin kudo ate, por ne sot u ndalem ne dy familje, Çoçja dhe Kojashi qe jane nje shembull i mire ne kete drejtim./SHKODRA-SPORT.COM/