Ne tre ndeshjet qe ka drejtuar ekipin e Kastriotit deri me tani, Ardian Mema dy prej tyre i ka zhvilluar kunder Vllaznise. E sotmja e cila u mbyll ne barazim 0-0, ishte nje miqesore e cila ia vlejti qellimit per te cilin u relizua. Duke folur pas ndeshjes per mediat, trajneri Ardian Mema shprehet se ndeshja ia arriti qellimit per te cilin u organizua.


– I kënaqur me skuadrën në këtë miqësore?

Kam vetëm dy javë që stërvis ekipin. Kjo ndeshje ishte për të shikuar punën që kemi bërë, pasi ndryshimet nga një trajner tek tjetri ndodhin. Megjithatë unë jo më kot zgjodha Vllazninë në këtë miqësore për të shikuar realisht si është ekipi. Por duhet që të shikojmë në vazhdimësi. Shikova edhe disa lojarë të rinj, por edhe funksionimim e ekipit.


– Një skuadër me oshilacione në këto javë që ju drejtoni si e shikoni vazhdimësinë?

Normalisht që unë mendoj se gjithë ekipet kanë oshilacione, por për mua e rëndësishme ështrë se kush do ti kap më shpejt këto oshilacione dhe për të punuar për këto problematike.

– 5 Ndeshje në 15 ditë pak e vëzhtirë për ekipet shqiptare?

Për mendimin tim mund të realizohen. Më e vështira do të jetë për rikuperimin e lojtarëve që mund të kenë dëmtime.

Te plote prononcimin e dhene per mediat nga trajneri i Kastriotit Ardian Mema mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: