Vllaznia dhe Kastrioti jane ndeshur pasditen e sotme ne nje miqesore te luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe jane ndare ne barazim 0-0. Per tifozet e pakte te pranishem, ndeshja nuk eshte ngjitur ne nivelin e duhur dhe kane dale te pakenaqur prej saj, por nga ana tjeter duket se takimi ia ka arritur qellimit.

Te pakten keshtu eshte shprehur ne prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes trajneri Mirel Josa. Ai nder te tjera eshte ndalur edhe tek merkatoja, per te cilen eshte shprehur se nuk ka ende asgje konkrete.


– Një test para Partizanit, i kënaqur?

Nuk mund të them jam I kënaqur apo I pakënaqur. Më vjen mirë që zhvilluam këtë miqësore me një skuadër të superiores. Normalisht nëse do të kishim edhe pak kohë më tepër do të ishim më të qartë përsa I përket përgatitjes së ndeshjes me Partizanin, por në përgjithësi jam I kënaqur, pasi lojtarët në të dy pjesët e lojës u munduan që të plotësojnë disa detyra të dhënë. Kjo ishte një gjendje e përgjithshme tani do të shikojmë sesi do të shkoj gjendja e lojtarëve të tjerë të cilët nuk morren pjesë në këtë takim.


Si është sitaua e lojtarëve të dëmtuar, si Shehi apo edhe Aralica?

Mund të flas për Shehin, por edhe Aralica ka shpreh probleme. Shehin nuk e rrezikova pasi emergjenca jonë në mbrojtje e tillë është. Ndërsa Aralica ka nxjerrë probleme të mbartuara nga një vit para se të vij unë këtu. Tani i shfaqi këto probleme dhe do të shikojmë si do të shkojë mardhënia e tij me klubin.


Jeni në kohë merkatoje, Vllaznia ende asnjë lëvizje, pritet të ketë lëvizje?

Ne do të punojmë se kush do të largohet nga skuadra pastaj do të punojmë edhe në hyrje.

Shumë lojtarë të ri të aktivizuar në këtë miqësore?

Nuk I aktivizoj lojtarët e rinj se janë të rinj. Këto lojtarë më japin besim dhe prandaj aktivizohen. Unë I jap mundësinë që në këtë takime të tregojnë se e meritojnë atë besim. Një prej tyre ishte Pjeshka që luajtur në pjesën e parë në vend të Hakajt, pasi Hakaj shfaqi disa probleme të vogla që luajtur për 90 minuta. Unë nuk jam këtu për të promovuar të rinjtë por për të marrë me skuadrën rezultate. Por të rinjtë kur ti jepet shanci të më tregojmë mua dhe stafit se kanë mundësi për të luajtur.

Te plote prononcimin e trajnerit Josa mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: