Një histori frymëzimi është ajo e Leverkusenit të këtij sezoni. “Aspirinat” e mbyllën këtë edicion futbollistik me vetëm një humbje, atë kundër Atalantës në finalen e Ligës së Europës. Pas Bundesligës, Bajer Leverkuseni fitoi sot edhe Kupën e Gjermanisë.

Ndeshja u vendos në minutën e 17 të saj, kur Granit Xhaka shënoi një gol spektakolar nga distanca. Kampionët e Bundesligës luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 44-t, por dalja me karton të kuq e Kosonusë nuk u shfrytëzua dot nga Kaizerslauterni.

Ky ishte trofeu i katërt në historinë e Bajer Leverkusenit. Një sukses i jashtëzakonshëm për Xabi Alonson, i cili brenda një sezoni të vetëm i dha klubit po aq trofe sa ç’i kishte fituar në gjithë historikun e tij./Sport Ekspres/