E ardhmja e Nejmarit është e paqartë në këtë moment, pasi lëvizjet e fundit flasin për një prapaskenë. PSG-ja nuk e konsideron më të pashitshëm brazilianin dhe Reali po punon pa zhurmë për ta marrë në Madrid.

“As” shkruan se Florentino Perez dëshiron ta blejë numrin 10 të Brazilit, por duhet të presë, pasi trajneri i ri i PSG-së, Tomas Tushel, duhet që më parë të sigurojë Dibalën e Juventusit.

Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, ka bllokuar përfundimisht shitjen e Mbapesë, pas shkëlqimit të tij në Botërorin e Rusisë.

Kjo do të thotë se shanset e largimit të Nejmarit janë shtuar tashmë. Ai kërkon një ekip, ku nuk mund të mbetet në hije, siç ndodhte me Mesin te Barcelona dhe destinacioni më i mundshëm është Reali. / Vipsport/