Ishte një “rrufe në qiell të hapur” largimi i trajnerit të Kukësit, Diego Longo ditën e djeshme. Italiani sipas lajmeve të fundit tashmë nuk është më pjesë e verilindorëve pas humbjes 2-3 kundër Teutes. Pavarësisht se ende nuk ka një komunikim zyrtar për këtë lajm.

Një largim i papritur ky për të gjithë, duke u bërë kështu i pari trajner që ikën nga detyra në këtë sezon të Supeligës.

Por, tashmë drejtuesit kuksianë janë në kërkim të një emri për kreun e pankinës. Një nga emrat që për të cilin duket se është shfaqur interes është Mirsad Jonuz.

Ish-trajneri i Vllaznisë në sezonin 2018-19 duket se ëshrë një emër i pëlqyer në ambientin kuksian. Gjithçka ende është në formën e interesimit, pasi edhe Longo ende nuk është larguar zyrtarisht, por duket se për italianin nuk ka më kthim pas tek Kukësi.
Endri ÇINARI