Vllaznia vijon pergatitjet e saj ne Medjugorje te Bosnje- Hercegovines dhe gjithçka duket se po shkon ashtu si duhet. Vete futbollistet jane te kenaqur me menyren e punes dhe sigurisht qe shpresojne te bejne gjera te mira ne sezonin e ri.

Keshtu shprehet edhe kapiteni Esin Hakaj kur thote: “Gjithçka po shkon mire deri tani. Jemi duke u stervitur dy here ne dite, kuptohet qe ka pak lodhje fizike megjithate gjerat po shkojne ashtu si duhet.

Ndryshimi i trajnerit ka sjelle njefare ndryshimi edhe ne menyren e te sterviturit dhe po verehet nje deshire e madhe tek te gjithe lojtaret, per te bere mire duke filluar qe nga ndeshjet e Kupave te Europes.

Jane larguar disa lojtare dhe kane ardhue te tjere dhe kuptohet qe ata duan kohen e vet per t’u ambjentuar por mendoj se çdo gje po shkon ne menyren e duhur. Largimet ndoshta kane qene te shumta, por ky ka qene vendimi i klubit.

Keto miqesoret qe po zhvillojme, po na ndihmojme shume per t’u kolauduar dhe mbas dates 3 kur te kthehemi ne Shkoder, jam i bindur se çdo gje do te jete ne vendin e duhur dhe ne besojme shume tek kualifikimi”./SHKODRA-SPORT.COM/