Pas disa tentimeve dhe falë edhe mungesës së Lionel Messit në fillim të sezonit, për shkak të disa dëmtimeve, Robert Lewandowski është mbreti i Europës.
Sulmuesi i Bayern Munich e ka mbyllur vitin kalendarik 2019 me 54 gola, tre më shumë se 32-vjeçari i Barcelonës, që realizoi për 12 muaj 51 gola – për nëntë sezone me radhë në 10 edicionet e fundit, askush si ai.
Pas tyre qëndron 21-vjeçari i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, e ardhmja e futbollit.
Francezi e mbylli vitin kalendarik me 44 gola, Raheem Sterling i katërti me 41 gola dhe Cristiano Ronaldo vetëm i pesti me 39 gola.
Ronaldo ka qenë i paarritshëm sa ishte te Real Madridi, ishte shpallur mbreti i Europës më 2011 (60 finalizime), 2013 (69), 2014 (61) dhe 2015 (57)./syri/