Sulejman Starova do jetë në garë për kreun e FSHF-së. Ish-trajneri dhe specialisti i futbollit, ka treguar në Skaner se do jetë në garë për presidencën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lidhur me kandidimin, Starova ka pranuar për herë të parë se do jetë në garën që do mbahet në shkurtin e vitit që vjen.

“Po, do jem në garë për presidencën”, ka thënë trajneri për gazetarin Geti Çarçani. Në lidhje me presidencën e futbollit, një ndër kandidatët e tjerë që ka shprehur dëshirën për këtë post është edhe gazetari Dritan Shakohoxha.

Gara qe do te zhvillohet pranveren e ardhshme pritet te jete shume me e forte nga ajo e zgjedhjeve te kaluara dhe padyshim qe rivalet e Dukes po mendojne ta thyejne ate pas shume vitesh qe ai eshte ne krye te FSHF-se.