Vllaznia luan nesër në 13:45 në transfertë me Laçin. Ndeshja vlen për javën e parë të Superligës në sezonin e ri, të edicionit të 83. Përpara ndeshjes ka folur edhe Mevlan Adili, mbrojtësi i Vllaznisë. Për Adilin, Laçi duhet të ketë nderin që luan me një ekip si Vllaznia.

“Jam i lumtur që erdhi dita që do fillojmë. E dimë se për kë kundërshtar bëhet fjalë, dimë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Siç e dinë edhe ata se kë kanë përballë.

Skuadra? Jemi të uritur për kampionatin, sepse dallojnë nga gjithë ndeshjet e tjera. Skuadra më duket mirë dhe bërthama e ekipit që ka mbetur ia ka bërë më të lehtë lojtarëve të rinj për t’u përshtatur.

Objektivat? E kam thënë edhe vjet, kundërshtari i vërtetë i Vllaznisë është vetë Vllaznia. Nëse jemi më të fortë se vjet, këtë do ia lëmë kohës. Ato që thotë drejtori Djarmati nuk e thotë kot dhe të dalë fjala e tij.

Derisa jam këtu, duke parë ambientin brenda dhe jashtë fushe jam më shumë se I kënaqur që jam këtu. Nëse do përsërisim sezonin e shkuar nuk do isha I kënaqur, sepse e humbën në fund titullin kampion., Këtë sezon le ta fitojmë.

Europa? Diferenca është e madhe, aty e sheh se nuk kanë diçka më shumë skuadrat, por organizimi është ndryshe. Kur merr pjesë atje, bëhesh më I fortë. Nuk I trembemi Laçit, asnjë kundërshtari, Laçi ta ketë për nder që luan me një ekip si Vllaznia, jo ne”, tha Adili./newsport/