Vllaznia në basketboll për femra nuk ka kaluar një sezon të mirë këtë të fundit që sapo u mbyll, madje prej 2-3 sezonesh ka qenë në njëfarë krize.

Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë në jetën e tyre private. Madje, interesant është fakti se brenda 24 orëve të fundit, dy prej tyre kanë marrë një vendim të rëndësishëm për jetën private.

Bëhet fjalë për Orjeta Bashën (Shestani) dhe Edona Berranija.

Kjo e fundit ka fituar edhe trofe në sezonin e fundit me Tiranën por dy ditë më parë ka fituar një trofe shumë më të rëndësishëm.

Basketbollistja shkodrane ka zyrtarizuar lidhjen me njeriun e saj të zemrës në fejesë.

Ky i fundit i ka dhuruar edhe unazën pikërisht pranë kullës “Eifel” në Francë.

Vetëm pak orë më vonë, një tjetër basketbolliste ka bërë të njëjtën gjë. Orjeta Basha (Shestani) edhe ajo ka zyrtarizuar lidhjen e saj në fejesë.

Te fejuarit e ketyre basketbollisteve nuk duket te kene lidhje me sportin por gjithsesi nje gje eshte e qarte: Do t’i shohim çdo te shtune tashme ne pallatet e sportit duke mbeshtetur te fejuarat e tyre basketbolliste.
© shkodrasport.com