Pas atyre ndaj Apolonise, Beselidhjes e Kamzes, Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat. Kete here ndaj ekipit te Tiranes ne shifrat 75-97.

Kjo ka ndodhur ne takimin e luajtur mbremjen e djeshme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkoder. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Bekteshi kete here jane munduar te bejne nje paraqitje me te mire se ne ndeshjet e kaluar, por serish nuk ia kane dale.

Pervoja me e madhe e lojtareve te Tiranes dhe kontigjenti me cilesor i saj ka bere qe bardheblute ta dominojne takimin nga fillimi e deri ne fund dhe si rrjedhoje kane arritur te fitojne me 24 pike diference.

Nderkohe, pozitat per Vllaznine vazhdojne te rendohen çdo jave e me shume dhe si rrjedhoje ndodhet ne vendin e fundit te tabeles se renditjes. Por problemi nuk eshte vetem ky.

Ky ekip nuk duket se ka asnje rreze shprese per te ardhmen dhe si rrjedhoje do te jete kandidati kryesor per te rene nga Superliga ne fund te sezonit nese gjerat nuk ndryshojne./SHKODRA-SPORT.COM/