Deri me tani ka qene pjese e Zyres Rajonale te Shkodres por tani e tutje Lezha do te jete nje Zone me vehte. Kjo do te thote se tani e tutje ekipet e kesaj Zone nuk do te jene me pjese e kampionateve te Liges Amatore ne Shkoder pasi do te luajne ne Lezhe.

Ky eshte një lajm i mirë për sportin lezhjan, shoqeruar me hapjen e zyrës rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit pikërisht, në Lezhë. Në menaxhimin e saj kjo zyrë do të ketë edhe Kukësin, Peshkopinë.

Kjo zyrë ka filluar menjëherë seleksionin e talenteve, ndërsa përgjegjësi i kësaj zyra Z. Kristian Gjidodaj thotë se ky rajon ka “futbollistë mjaft premtues dhe është e nevojshme një ndërhyrje e koordinuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive, qoftë nga pushteti vendor, po ashtu edhe nga ai qëndror.”

Si një zonë me traditë në këtë sport, ri ngritja e futbollit në lavdinë e dikurshme është synimi i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Federate Shqiptare e Futbollit ka seleksionuar 180 fëmije me qëllim krijimin e 3 ekipeve të këtij rajoni, përkatësisht U11, U14 dhe U15.