Më 18 maj ishte planifikuar të luhej në Shkodër ndeshja e LIgës Ballkanike në mes Vllaznisë dhe malazezëve të Ibarit, ndeshje kjo që do të përcaktonte renditjen përfundimtare në prag të nisjes së ndeshjeve të plej- ofit.

Por drejtuesit e Ligës kanë bërë të ditur për shkak të gjendjes së Pandemisë që ka vendosur Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe pas informacionit zyrtar nga Federata Shqiptare e Basketbollit për vendimin e qeverisë shqiptare për të ndaluar ngjarjet sportive, përfshirë këtu edhe ndeshjet e basketbollit, Lidhja Ballkanike mori vendimin që ta përfundonte këtu sezonin 2019-20.

Tashmë pritet vetëm zhvillimi i ndeshjeve të plej- ofit në Pejë.me ngjarjen F4 e cila do të zhvillohet në Pejë me KB Peja duke e pritur atë. Sa i takon renditjes përfundimtare, është vendosur që Ibar të jetë në vendin e tretë dhe Vllaznia në të katërtin.

Një vendim i tillë është marrë duke u bazuar në përballjet direkte në mes këtyre dy ekipeve ku siç dihet, malazezët e Rozhajës fituan dy herë ndërsa shkodranët një herë. Sa i takon plej-ofit tashmë, ende në fuqi janë datat 31 mars- 1 prill për t’u zhvilluar në Pejë të Kosovës ku Vllaznia do të ndeshet në gjysmëfinale ndaj bullgarëve të Akademik.

Por në fakt, ende nuk është punë e kryer nëse këto ndeshje do të luhen në këto data. Drejtuesit e Ligës Ballkanike kanë bërë të ditur se do të jenë në ndjekje të situatës në këto vende dhe më pas do të vendosë. Nëse nuk bëhet në këto data, ka dy alternativa për zhvillimin e plej- ofit, në datat 7-8 ose 14-15 në prill.
© shkodrasport.com