U luajtën sot 3 përballjen e kthimit të vlefshme për raundin “play-off” të Ligës së Kampionëve. 3 skuadrat ballkanase, Olimpiakos, Dinamo Zagreb dhe Crvena Zvezda kanë arritur të sigurojë një biletë për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, edicioni 2019-2020.
Olimpiakosi dhe Dinamo e Zagreb kishin hedhur një hap të sigurt pas triumfeve në ndeshjet e para. Grekët triumfuan 4-0 në shtëpi, teksa sot arritën të fitonin sërish në transfertë me rezultatin 1-2.
Ndërkohë 2 sfidat e tjera ajo mes Crvena Zvezdës dhe Jang Bojsit si dhe Rosenborg-Dinamo e Zagrebit u mbyllën në barazim 1-1. Kujtojmë që kroatët në sfidën e parë kishin triumfuar me rezultatin 2-0, ndërkohë që serbët barazuan 2-2.
REZULTATET:
KRASNODAR-OLIMPIAKOS 1-2 (0-4)
ROSENBORG-DINAMO ZAGREB 1-1 (0-2)
CRVENA ZVEZDA-JANG BOJS 1-1 (2-2)