Të rritet shpërblimi për kampionen dhe të jepen premio për skuadrat e tjera të kampionatit deri në vendin e tetë në klasifikimin përfundimtar, ndërsa Superkupa e Shqipërisë të luhet me dy ndeshje në dhjetor ose janar.
Këto, por jo vetëm janë disa nga propozimet e Ligës për sezonin 2019-2020. Në mbledhjen e fundit që Komisioni i Garave ka zhvilluar janë hartuar disa propozime, të cilat tashmë presin OK-in e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Ky komision, i kryesuar nga presidenti i Ligës, Edvin Libohova, shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, si dhe përfaqësues të dy klubeve të kryeqytetit, Partizanit dhe Tiranës, kërkon që të bëhen disa ndryshime të rëndësishme në sezonin e ri, duke filluar nga rritja e shpërblimeve, si dhe deri te licencimet. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht propozimet që tashmë janë në dorë të miratimit ose jo nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.
Ne rast miratimi do te thote se edhe Vllaznia do te perfitoje nga kjo gje, por me nje kusht te vetem: Te renditet ne mes tete ekipeve te para te kampionatit.
SHPËRBLIMET
Që prej vitit 2008, FSHF ka miratuar që skuadra kampione të marrë një shumë prej 100 milionë lekësh të vjetër. Sipas Komisionit të Garave, ky shpërblim është shumë pak, duke u bazuar tek investimi që bën brenda një sezoni klubi që shpallet kampion i Kategorisë Superiore.
1. Kësisoj, kërkesa e parë është që shpërblimi për fituesin të rritet, duke u miratuar brenda këtij viti.
SUPERKUPA
Komisioni i Garave kërkon që Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së të rrisë vlerën e trofeut të Superkupës së Shqipërisë për të mos e lënë atë thjesht si një finale simbolike, pa asnjë përfitim nga klubet.
1. Për të rritur vlerën e këtij trofeu dhe mbi të gjitha shikueshmërinë, Superkupa të zhvillohet me dy takime, me sistem vajtje-ardhje. Gjithashtu, emri i trofeut të sponsorizohet dhe në fund një vlerë e caktuar t’i kalojë klubit që shpallet fitues.
2. Finalja ose dy ndeshjet me sistem vajtje-ardhje në Superkupën e Shqipërisë të zhvillohen në muajt dhjetor ose janar, pasi shikueshmëria në këtë periudhë është më e lartë se në muajin gusht.