Liga Unike, kompeticio ni i përbashkët i bas ketbollit për klube nga Shqipëria dhe Kosova, ka nisur dje edicionin 2025-2026 me dy ndeshjet e javës së parë në Grupin A. Gjithçka u hap në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, me përballjen ndërmjet Besëlidhjes dhe debutuesve të Borës. Skuadra lezhjane e ka filluar me këmbë të mbarë evenimentin mbarëkombëtar, teksa ka marrë një fitore me rezultat të thellë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Afrim Bilali triumfoi 98-70, në një sfidë ku shfaq superior në të katërta periodat, por shkëputja decizive erdhi në 10-minutëshin e fundit.

Kështu takimi nisi me rivalitet, ndërsa çereku i parë shkoi 24-21 për kampionët e Shqipërisë. Perioda e dytë ishte edhe më e ekuilibruar, e mbyllur 21-20 për Besëlidhjen, ndërsa ekipet iu drejtuan pushimit të madh me rezultatin e përgjithshëm 45-41 në favor të lezhjanëve. Diferencat ishin të ngushta edhe me rikthimin në parket, me periodën e tretë që shkoi 21-18 për Besëlidhjen, ndërsa pas 30 minutash lojë rezultati në tabelë shënonte 66- 59.

Në çerekun e fundit vendësit ndryshuan marsh, duke ndominuar në çdo aspekt, ndërsa prishtinasit ngritën “flamurin e bardhë”. Kështu Besëlidhja e fitoi periodën me rezultatin e thellë 32-11, dule vulosur suksesin final me +28 pikë në këtë takim. Në fund kishte vend për gëzimin e merituar të lezhjanëve, të cilët vijojnë me paraqitje të nivelit të lartë edhe në arenën mbarëkombëtare, duke regjistruar suksesin e parë në grup.

Me gjashtë lojtarë në dopioshifër pikësh dhe me 42 pikë të ardhura nga stoli, Besëlidhja konfirmon forcën e madhe grupit, ndërsa rendimentin më të lartë në daljen e parë mbarëkombëtare e kishte amerkiani Edmonds Lii, protagonist me 17 pikë, 10 kërcime e 4 asistime. Për Borën u dallua Tyler Cheese, autor i 23 pikëve, 4 kërcimeve dhe 4 asistimeve.