U negociua shumë gjatë dhe Pjanic e deshi shumë këtë lëvizje, por në fund nuk u krye dhe boshnjaku do qëndrojë në Barcelonë. Juventusi ishte i gatshëm ta merrte boshnjakun, por vetëm në rast se Barcelona i paguante pjesën më të madhe të pagës.

Dje u fol për marrëveshje, por gjithçka është thyer dhe Mundo Deportivo bën me dije se marrëveshja është “thyer”. Vetëm një lëvizje e guximshme e orëve të fundit të ditës së sotme do e çonte Pjanic në Torino.

Prej ditësh ai këmbëngulte në rikthimin te Juventusi, por duket se bardhezinjtë nuk e kanë dashur aq shumë sa të sakrifikojnë financiarisht për ta kthyer nën urdhrat e Max Allegrit. Për Pjanic ky lajm është zhgënjyes sepse nuk do jetë titullar te Barcelona.