Ndonese eshte vetem nje ndeshje femrash, Vllaznia- Juventus ka marre nje vemendje te konsiderueshme tek publiku shkodran e me gjere.

Vjen ne Shkoder nje emer i madh i futbollit italian, europian e boteror dhe kuptohet qe dashje pa dashje ka atmosfere. Ne Shkoder megjithate jane te bindur se mund t’ia dalin te marrin nje rezultat pozitiv ndaj kampioneve italiane.

Nderkohe, mesohet se ndeshjen e neserme qe do te startoje ne oren 19.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do ta gjykoje nja arbitre kroate, pikerisht Sabina Bolic.

Edhe arbitret e tjera do te jene po nga Kroacia, teksa asistente jane caktuar Ivona Pejic dhe Gordana Katušić ndersa arbitre e katert do jete Jelena Pejković.

Ne emer diferencat ne mes Vllaznise dhe Juventusit jane te medha, por tashme duhet pare nese kane diferenca edhe ne fushen e lojes apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/