Ka disa muaj, e madje po i afrohet vitit që nga mbledhja që Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri me presidentët dhe drejtues të klubeve në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, por edhe me FSHF-në, apo pjestarë të kabinetit qeveritar.
Por, duket se tashmë do të zyrtarizohet dhe pikërisht të enjten që vjen në parlament pritet që të marrë fuqinë ligjore, dhe tashmë klubet shqiptare apo sporti në përgjithësi pritet që të hyjë në “shina” formale.
Kjo pasi ligji pritet që të sistemojë dhe ligjërojë të ardhurat, e madje, ky ligj u vjen në ndihmë edhe sporteve të tjera, ku sigurisht ata që dalin në vende nderi shpërblehen…
E enjtja do të jetë dita e së vërtetës dhe kjo patjetër që do të ndikojë, sidomos në futboll duke nisur që nga vitit që vjen…/Vipsport/