Vllaznia ka vijuar edhe diten e sotme me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate me Egnatian qe do te zhvillohet te henen ne ora 16.30 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, ndeshje kjo e vlefshme per javen e 13-te te “Abissnet Superiore”.

Ndonese kushtet atmosferike nuk kane qene shume te pershtatshme, stafi teknik ka zgjedhur ta zhvilloje kete seance ne fushen sportive te Golemit, pra ate me bar natyral.

Ne dispozicion te stafit teknik me perjashtim te Juriç e Bulatoviç qe vazhdojne te kene probleme me demtimet, te gjithe lojtaret e tjere kane qene te gatshem dhe kane ndjekur programin stervitor.

Ne Shkoder ne fakt i druhen shume sfides me Egnatian. Nje kundershtar ky qe e vleresojne maksimalisht per formen qe po tregon ne kete kampionat dhe lojtaret qe ka ne perberje.

Vllaznia ne ndeshjet e fundit ka treguar vlera ne lojen e saj dhe trajneri Josa shpreson shume qe ky moment i mire te vazhdoje dhe te shoqerohet edhe me rezultate te tjera pozitive qe do ta ngjisin skuadren edhe me shume ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/