zmir Smajlaj ka reaguar për lajmin e publikuar ditën e sotme ku thuhej se është pezulluar nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të atletikës. Në fakt ishte “Reuters” që e bënte me dije diçka të tillë.

Atleti shkodran hedh poshtë gjithçka teksa tregon se është në gjyq pikërisht për këtë që qarkulluar në media. Ai kërkon pafajësinë duke shkruar:

“Te nderuar miq,

Po qarkullon ne media nje lajm i rreme per te cilin thuhet qe Une jam pezulluar nga aktivitetet kombetare e nderkombetare te Atletikes.

Per shkak te mbeshtetjes e respektit tuaj, Une do tiu jap shpjegimin e shkurter ne te cilin ju tregoj qe:

Une jam ne nje proces gjyqesor me AIU prej nje viti, per demtim imazhi si dhe per faktin qe une NUK kam mashtruar me mundin e vullnetin e sportit qe perfaqesoj, ndaj kerkoj prej jush, heshtjen, respektin e mirekuptimin tuaj deri ne perfundim te ketyre seancave ku po kerkohet te shpallet PA-Fajesia ime ne kete vorbull akuzash te renda e te paverteta!

Faleminderit,

Me respekt,

Izmiri”.