Vllaznia e volejbollit te femrave ka fituar edhe ndeshjen tjeter te vlefshme per Kupen e Shqiperise, ate ndaj Korabit me rezultatin e paster 3-0 dhe ne kete menyre e renditur e dyta e grupit eshte kualifikuar per ne turin gjysmefinal te ketij kompeticioni.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Besnik Lisha nuk e kane patur te veshtire te triumfojne ndaj dibraneve, ne nje ndeshje qe eshte mbyllur shpejt. Ne setin e pare, Korabi ka arritur te shenoje vetem 17 pike perballe 25 te Vllaznise qe e nisi mbare ndeshjen.

Ne te dytin epersia e vajzave shkodrane ka qene edhe me e madhe dhe kane arritur ta fitojne ate me nje rezultat edhe me te thelle, pikerisht 25-14 dhe ne kete menyre fitorja e takimit u afrua edhe me shume.

Megjithate duhej luajtur edhe seti i trete qe po ashtu fitohet 25-16 dhe ne kete menyre Vllaznia ka fituar krejt ndeshjen me rezultatin 3-0. Me kete fitore, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve duke zene vendin e dyte ne grup, pas Partizanit dhe keto dy skuadra kualifikohen per ne turin gjysmefinal.

Ndeshjet e ketij te fundit do te zhvillohen ne muajin mars dhe Vllaznia sigurisht qe do te tentoje te paraqitet sa me denjesisht dhe pse jo, te kerkoje fitimin e ketij trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/