Në prag të rifillimit të kampionatit, trajneri i Vllaznisë Hasan Lika, vendos të rrëfehet. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama Sport”, tekniku i skuadrës shkodrane bën analizën e pjesës së parë të kampionatit, veçon lojtarin më të mirë si dhe komenton rivalët.

Trajneri zgjedh fitoren më të bukur dhe ndeshjen më të dobët. Në fund, jep edhe këshilla se si Vllaznia në sezonin e ardhshëm nuk duhet të përsërisë gabimin e Tiranës.

Cili është lojtari që do të veçonit deri tani?
Po veçoj sulmuesin brazilian Xhunior, i cili ka bërë një pjesë të parë të kampionatit shumë të mirë, sidomos në takimet e para që ishte edhe golashënues.

Në përgjithësi, jam i kënaqur nga kontributi i të gjithë futbollistëve. Ata kanë dhënë maksimumin duke qenë korrektë në stërvitje dhe në ndeshje.