Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka bërë publike ditën e sotme listën me 22 lojtarë që ka grumbulluar për ndeshjen me Anglinë U21, e programuar të luhet në datën 15 nëntor në Shkodër.
Në listën e publikuar, bie në sy grumbullimi i tetë lojtarëve nga Kategoria Superiore, apo edhe Kategoria e Parë.
Portieri Harizaj vjen nga Apolonia, mbrojtësit Pëllumbi nga Skënderbeu apo Ismailgeci nga Tirana, ndërsa më shumë “popullim” në mesfushë nga kampionati. Kallaku, Mala, Shehu. Nga tre sulmues në total, dy janë nga Superiorja, Xhixha nga Laçi e Qardaku nga Bylisi. Më poshtë, lista e plotë me lojtarët e grumbulluar.
LISTA
Gentian Selmani – Portier – Menemen
Andrea Hoxha – Portier – Vilingen
Romeo Harizaj – Portieri – Apolonia
Serxhio Kalaj – Mbrojtës – Lacio
Jon Mersinaj – Mbrojtës – Lokomotiva Zagreb
Jorgo Pëllumbi – Mbrojtës – Skënderbeu
Leonard Maloku – Mbrojtës – San Roke Lepe
Geraldo Bajrami – Mbrojtës – Birmingam
Marsel Ismailgeci – Mbrojtës – Tirana
Franklin Domi – Mbrojtës – QPR
Aristidi Kolaj – Mesfushor – Pro Patria
Sherif Kallaku – Mesfushor – Teuta
Esat Mala – Mesfushor – Partizani
Enis Çokaj – Mesfushor – Lokomotiva Zagreb
Arbin Zejnullai – Mesfushor – Shkëndija e Tetovës
Arbnor Muçolli – Messfushor – Velje
Agim Zeka – Mesfushor – Fortuna Sitard
Juljan Shehu – Mesfushor – Laçi
Omar Imeri – Mesfushor – Shkëndija e Tetovës
Redon Xhixha – Sulmues – Laçi
Eridon Qardaku – Sulmues – Bylis
Indrit Tuci – Sulmues – Lokomotiva Zagreb