Gjate dites se djeshme ne ambjentet e Presidences eshte zhvilluar ceremonia e dekorimit te trajnerit te mirenjohur Vildan Tufi me titullin “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta. Ky i fundit, permes nje postimi ne faqen e tij diten e sotme, e ka vleresuar kete personalitet teksa shkruan:

“Kënaqësi të vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një personalitet të shquar të sportit shkodran dhe kombëtar, Profesor Vildan Tufi, atletin rekordmen dhe trajnerin kampion në sportin e atletikës, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.

Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe frymëzim për kampionët e ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu.

Mirënjohje Profesor Vildan Tufit për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin. Kjo është shumë e rëndësishme në kohët e sotme, kur të rinjtë dhe fëmijët tanë janë mjaft të ekspozuar para shumë rreziqeve sociale dhe veseve, ndaj dhe mënyra më e mirë që ne të jemi pranë tyre është t’i angazhojmë me sportin dhe t’i rrisim me dashurinë për të”.