Ditën e sotme është konfirmuar edhe rasti i parë i një futbollisti me koronavirus në Superiore. Bëhet fjalë për sulmuesin e Bylisit, Eridon Qardaku. Shkodrani kishte udhëtuar drejt vendlindjes dhe aty dyshohet se mund të jetë infektuar.

Mirëpo, vetë talenti në një prononcim për Top Channel, theksoi se nuk e ka idenë se ku mund të jetë infektuar pasi ka qenë i kujdesshëm. Sakaq, Qardaku kërkon të bëjë edhe një tjetër test pasi dyshon se ndoshta ka pasur një gabim pasi ai vetë ndihet shumë mirë dhe maksimumin i simptomave ka qenë një temperaturë e lehtë dhe ethe. Ndërkohë, Qardaku tregon se nuk ka pasur kontakt me shokët e skuadrës pasi e ka kapur shpejt situatën.

“Ndihem shumë mirë, përveçse kam dalë pozitiv. Jam shumë mirë dhe jam në gjendje normale. Jam munduar të stërvitem. Tani po mendoja të zhvilloja një tjetër stërvitje, nuk kam  shqetësime. Simptoma kam pasur vetëm temperaturë të lehtë, por t’ia lejmë kohës. Doja të bëja edhe një test pasi nuk jam i sigurt. Dhe ka pasur raste që testi i dytë ka dalë negativ. Nuk po ma bëjnë të mundur për një test të dytë”.

E di se ku mund të jesh infektuar? “Jo, kam udhëtuar drejt Shkodrës për shkak të një dëmtimi. Tani jam kthyer në Ballsh. Dhe, kam ndjerë pak temperaturë dhe ethe. Ja lashë faktit se kisha ftohtë natën. Për siguri, presidenti u tregua i gatshëm për testin. Bëra tamponin dhe nuk kam pasur kontakte me çunat pasi e kapëm në kohë”.

Doja edhe një test tjetër, pasi unë vetë kam qenë i rregullt. Nuk kam pasur kontakt, sërish edhe tani jam treguar shumë i kujdesshëm. Nuk e di ku mund ta kem marrë”, u shpreh Qardaku. /VipSport/