Çështja e parkingut të stadiumit “Loro Boriçi” krijon edhe njëherë tjetër shqetësime të mëdha tek banorët e shtëpive që rrezikojnë të prishen pikërisht për këtë gjë. Ndonëse u duk se një problem i tillë u harrua pas ndeshjes me Spanjën, nuk ka ndodhur kështu. Duket se tashmë vendimi është marrë: 8 objekte banimi dhe biznesi, që ndodhen në pjesën përpara hyrjes kryesore të këtij impianti sportiv, do të prishen. Qeverisa mesa duket ka bërë të ditur edhe vlerën financiare të kompesimit për secilin prej tyre por banorët nuk janë të kënaqur me një gjë të tillë. Për këtë arsye, mesditën e sotme kanë zhvilluar protestën e tyre të rradhës. Me pankarta në duar, por edhe të shoqëruar nga larg prej një numri të madh policësh, ata kanë kërkuar të drejtat e tyre. Kërkesa e këtyre banorëve është e njëjtë me atë që kanë bërë gjithmonë: Kërkojnë që të gjendet një zgjidhje dhe të mos demtohet ajo e cila është ndërtuar me mund për vite të tëra. Banorët kane ripërsëritur apelin drejtuar institucioneve dhe kane deklaruar se nga sot, rregullat do t’i caktojnë ata dhe askush tjeter. Njëri nga justifikimet e tyee ka qenë se Bashkia u ka premtuar se banesat nuk do të prishen. Por tashmë frika e prishjes së banesave të tyre është shtuar më shumë se çdo herë tjetër. Qeveria nuk ka hequr asnjëherë dorë nga pretendimi i saj për të krijuar një shesh të madh parkimi përpara hyrjes së stadiumit dhe ndonëse në pamje të parë u mendua se ky problem u harrua, nuk do të ndodhë kështu. Çështja e parkingut është rikthyer dhe me shumë të ngjarë brenda pak kohësh, ai do të bëhet, duan apo nuk duan banorët aty pranë.

© shkodrasport.com