Dy sulmuesit kanë mbërritur në Shqipëri dhe po stërviten në “Shtëpinë e Futbollit”. Duke nisur më herët se të tjerët përgatitjet.Broja ndoqi nga afër edhe takimin Skënderbeu-Vllaznia (3-2), i vlefshëm për vendin e tretë në Superiore.

Dy ndër lojtarët më cilësorë të Kombëtares, nga të cilët pritet shumë në Gjermani 2024, janë të karikuar në maksimum. Dhe po presin me padurim të nisin stërvitjen bashkë me shokët e skuadrës.

Shqipëria do të përfaqësohet nga 26 futbollistë në Europian. Futbollistët fillimisht do të grumbullohen në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Kombëtarja do të zhvillojë dy takime miqësore përpara nisjes së turneut. Kundër Lihtenshtejnit (3 qershor, 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor, 19:00), në “Haladas Sportkomplexum”.

Në datën 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau. Në afërsi të Dortmundit.

Kombëtarja kuqezi do të debutojë në finalet e Europianit në datën 15 qershor. Në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.