Liridon Latifi erdhi në verë për t’i dhënë Vllaznisë “konfidencën” e duhur në sulm, por problemet psikologjike që pas humbjes së penalltisë me Tiranën në Shkodër, e kanë penguar mjaft dhe deri më tani ka vuajtur për të treguar versionin e tij më të mirë.

Në Shkodër pritet shumë më tepër prej mesfushorit kosovar, teksa deri para disa ndeshjes ishte lojtari më në zë, i cili me lojën e tij dha shumë tek ekipi i Vllaznisë.

Para disa ndeshjesh, ai ishte lideri i shkodranëve, teksa Latifi me këto paraqitje që bëri me shkodranët, arriti edhe të fitonte një vend në formacionin më të mirë të Abissnet Superiore.

Megjithatë, u bënë disa ndeshje që Liridon Latifi, është “zhdukur” nga vëmendja e lojës së Vllaznisë, por jo vetëm. Kjo për arsye se forma e tij ka qenë shumë e dobët dhe larg pritshmërive nga ç’e kemi parë, kur luante në Shqipëri me Skënderbeun.

Arsyet për këtë paraqitje jo të mirë të Latifit, mendohet se ka ndikuar forma e tij jo optimale, por edhe mosambientimi dot me klubin shkodran. Shpjegimet janë të shumta, por Liridon Latifi mund të jetë një nga pikat e referimit të ekipit të Vllaznisë për projektin e së ardhmes, prandaj prej tij pritet kthesa sa më parë në formën më të mirë.
Maringlen ZHIVANI