Barazimi i Vllaznisë 0-0 me Partizanin nuk është pritur mirë nga opinioni sportiv shkodran dhe më gjërë. I këtij mendimi është edhe ish kapiteni kuqeblu, Gilman Lika, i cili përpos rezultatit kritikon edhe mënyrën e lojës së kuqebluve.

“Te them te drejten mbetem te zhgenjyer nga ndeshja me Partizanin, jo vetem nga rezultati, por edhe nga menyra se si luajti Vllaznia. Une mendoj se skuadra po kalon nje ngerç psikologjik dhe ne qe jemi nga jashte duhet te japim ndihmen tone.

Duhet ta ndihmojme te gjithe per te kaluar kete moment jo te mire. Skuadra po shfaq shume probleme, por e rendesishme eshte qe ta ndihmojme te rikthehet aty ku duhet. Nuk kam deshire te jem kritik per momentin, ndonese ato mund te jene te drejta, por duhet te japim nje mesazh pozitiv per mbeshtetje”-eshte shprehur Lika ne nje interviste te dhene per RTSH Shkodra.

Por, përpos kritikave, Lika ka edhe optimizëm, pasi beson se duke nisur nga dy ndeshjet e radhës ku përballë ka Skënderbeun dhe Dinamon, thuajse të rënë nga Superliga, fillon kthesa e Vllaznisë.

“Kalendari i Vllaznise ne dy ndeshjet e ardhshme eshte i favorshem. Por gjithashtu me vjen keq per Skenderbeun qe ka shkuar ne kete pike, nisur edhe nga maredheniet shume pozitive qe ne si shkodrane kemi patur me Korçen. Por edhe Vllaznia eshte ne nje situate delikate dhe i duhet ta fitoje medoemos sfiden e se shtunes. Nje fitore ndaj Skenderbeut, do ta ndihmonte ate per ta kaluar kete situate jo te mire”- ka deklaruar ish- kapiteni i kuqebluve./SHKODRA-SPORT.COM/