Fitorja e parë e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori, duhet të vijë me patjetër në ndeshjen e rradhës ndaj Skënderbeut. I këtij mendimi është avokati shkodran dhe analisti sportiv, Apollon Haxhi.

Për Haxhin, Vllaznia duhet të fitojë ndaj Skënderbeut, që luan pa motiv, pasi nëse atëherë fitorja nuk arrihet as në këtë ndeshje, kemi të bëjmë me një problem të rëndë në ekip.

“Do të thoja që Skënderbeu luan pa ndonjë motiv. Skënderbeu nuk është krejt ekipi i dobët. Ka elementë kualitativë. Mund të rrezikojnë, mund të krijojnë ndonjë mundësi për të bërë gol, por të gjitha rrethanat të çojnë që kjo duhet të jetë fitorja e parë për Plorin.

Po nuk u arrit edhe këtë rradhë ndaj Skënderbeut, atëherë kemi një problem të rëndë. Pra, duhen marrë tre pikë.
Këtu nuk është puna për t’i bërë presion ekipit, por është e domosdoshme tani pas disa barazimesh rradhazi. I jep moral edhe ekipit.

Eshtë i domosdoshëm ky trepikësh ndaj Skënderbeut”,-tha gjatë prononcimit të tij, avokati shkodran, Apollon Haxhi.
Maringlen ZHIVANI