Në kuadrin e javës së 25-të të Superiores U19, ditën e sotme, Shkodra ka zhvilluar ndeshjen e rradhës për kampionat me ekipin e Shkëndijës së Tiranës te cilen e ka fituar me rezultatin e thelle 6-1.

Kështu, Shkodra U19 ka bërë një paraqitje shumë të mirë, me një pjesë të parë mjaft të shkëlqyer, ku arritën të shënojnë dy gola, fillimisht me Lerën dhe më pas me Kodrën.

Në pjesën e dytë, djemtë e Shkodra U19 shënuan edhe katër herë të tjera, sërish me Kodrën dhe më pas me shtatlartin Shpuza, me një dopietë në këtë ndeshje, për të vijuar më pas sërish me Kodrën, teksa futbollisti në fjalë ka arritur të rregjistrojë një tripletë në këtë ndeshje.

Goli i nderit për Shkëndijën e Tiranës u shënua nga Gjoni, në minutën e 49-të.Pas kësaj fitoreje, Shkodra U19 renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit me 16 pikë.
Maringlen ZHIVANI