rocesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 po hyn në fazën e tij vendimtare, ndërsa tashmë 30 kombëtare kanë siguruar matematikisht biletën për në turneun më të madh futbollistik në planet, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Tre vendet organizatore, Kanada, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara, ishin të parat që konfirmuan pjesëmarrjen falë statusit të tyre si pritëse të turneut. Atyre u janë bashkuar një numër i madh kombëtareve nga të gjitha konfederatat.

Nga Azia, kualifikimin e kanë arritur Japonia, Zelanda e Re, Irani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Katari, si dhe surpriza e madhe Uzbekistani.

Amerika e Jugut konfirmon edhe një herë forcën e saj, me gjigantët Argjentinë, Brazil, Uruguai, Kolumbi, Paraguai dhe Ekuador që do të jenë pjesë e Botërorit.

Afrika do të përfaqësohet nga një grup ishullesh dhe fuqish sportivë si Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.

Nga Europa, emrat e parë që kanë prerë biletën janë Anglia, Franca dhe Kroacia, të cilat e kanë mbyllur me sukses ciklin e tyre kualifikues.

Lista e plotë e skuadrave të kualifikuara:

Kanada

Meksikë

Shtetet e Bashkuara

Japoni

Zelanda e Re

Iran

Argjentinë

Uzbekistan

Koreja e Jugut

Jordani

Australi

Brazil

Ekuador

Uruguai

Paraguai

Kolumbi

Marok

Tunizi

Egjipt

Algjeri

Gana

Kepi i Gjelbër

Afrika e Jugut

Katar

Angli

Arabi Saudite

Bregu i Fildishtë

Senegal

Francë

Kroaci