Sot, në orën 12:00 në Nion të Zvicrës hidhet shorti i turit të tretë të Champions-it.

Në këtë kompeticion nga skuadrat shqiptare është vetëm Shkupi, i cili do të mësojë kundërshtarin nëse arrin të kualifikohet ndaj Dinamos së Zagreb it.

Skuadra shkupjane ndodhet në minigrupin e parë te ekipet favorite ku pritet të ketë emra të mëdhenj përballë në rast kualifikimi.

Shkupi mund të sfidojë fituesin e çiftit Ludogorets-Shamrok, Ferencvarosh-Slovan Bratislava dhe Apollon Limasol.

LIVE SHORTI –

Makabi Haifa-Olimpiakos / Apollon Limasol

Karabag-Zyrih / Ferencvarosh-Slovan Bratislava

Ludogorets-Shamrok Rovers / Dinamo Zagreb-Shkupi

Maribor-Sherif / Helsinki-Viktoria Plzen

Linfild- Bodo-Glimt / Zalgiris-Malmo

Crvena Zvezda / Pjunik-Dudelanzh

Monako – PSV

Dinamo Kiev-Fenerbahçe / Shturm Graz

Union Sant-Xhilos – Rejnxhërs

Benfika / Midityland-Larnaka