Trajneri i përfaqësueses shqiptare U21, Alban Bushi, ka bërë sot publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet kundër Turqisë dhe Andorrës, të parat për eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

Në listë bie në sy fillimisht prania e emrave të cilët kanë qenë edhe më parë pjesë e kësaj përfaqësueseje edhe në edicionin e kaluar dhe që njohin mirë se si luan skuadra e çfarë kërkohet prej saj.

Atyre u janë shtuar shumë prurje të reja, lojtarë të cilët më parë kanë veshur fanellën e përfaqësueseve të tjera si Leorent Shabani i cili ka luajtur për Suedinë U19 apo Din Sula i cili ka luajtur me Belgjikën U19. Në listë është edhe 18-vjeçari Emiljano Bullari, ish-kapiteni i Shqipërisë U17 i cili po ndiqet me interes nga Greqia.

Sa i përket kampionatit shqiptar, Bushi ka ftuar emra të njohur të Superiores si Selmani, Mala, Kallaku e Hebaj, sa për të përmendur disa, ndërsa ka afruar edhe portierin e Apolonisë, Romeo Harizaj, nga Kategoria e Parë. /vipsport/

LISTA

Portierë: Gentian Selmani (Laçi), Mario Dajsinani (Skënderbeu), Romeo Harizaj (Apolonia)

Mbrojtës: Jon Mersinaj (Laçi), Shaqir Tafa (Kuneo), Drilon Kryeziu (NK Trigllav), Leonardo Maloku (Fermana), Geraldo Bajrami (Birmingem), Leonidas Rosi (Apollon Smirnis), Kristian Bushaj (Panionios)

Mesfushorë: Lindon Selahi (Standard Liezh), Arbnor Muçolli (Vejle), Omar Imeri (Shkëndija Tetovë), Sherif Kallaku (Teuta), Agim Zeka (Fortuna Sitard), Laorent Shabani (Malmo), Esat Mala (Partizani), Emir Sahiti (Hajduk Split), Julian Shehu (Kastrioti)

Sulmues: Rubin Hebaj (Partizani), Shefit Shefiti (Shkëndija Tetovë), Xhakomo Vrioni (Venecia), Din Sula (Vasland Beveren), Emiljano Bullari (Olimpiakos), Lorenco Vila (Teuta).