Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:00, Vllaznia ka udhëtuar drejt Bosnjës për fazën përgatitore. Shkodranët e kanë “stacionin” e tyre në kampingun e Medjugorjes, aty ku do të qëndrojnë deri në 3-korrik.

Ende nuk është zbardhur axhenda e plotë e Vllaznisë në lidhje me testet miqësore që ka kërkuar trajneri Migen Memelli, por presidenti Alban Xhaferi dhe stafi i tij po punojnë për t’i dhënë mundësinë pogradecarit të punojë në kushtet më të mira. Realisht, Vllaznia ka zgjedhur një destinacion ndryshe për fazën përgatitore, teksa herët e tjera ishin preferuar Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Në fakt, kuqeblutë kanë shumë nevojë të kompletohen sërish pas eksodit të madh që kaluan. Edhe pse deri më tani, nën urdhërat e trajnerit Memelli kanë mbërritur gjashtë afrime si Gruda, Sala, Dodev, Cheshmedjiev, Dragoshi dhe Stojanoviç, përsëri ajo që bie në sy është fakti se emrat kryesorë në listë janë futbollistë të rinj.

Ndërkohë, në vazhdim pritet të përcaktohet edhe programi i plotë i Vllaznisë në kampingun e Medjugorjes, teksa natyrisht që priten përsëri afrime të tjera. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë dhe zbuluar në ditët në vijim. /Maringlen ZHIVANI/

Lista e futbollistëve të Vllaznisë në fazën përgatitore në Bosnje:

Portierë: Kristi Qarri, Aron Jukaj, Fabian Lekaj

Mbrojtës: Geralb Smajli, Redon Dragoshi, Konstantin Cheshmedjiev, Marko Juriç, Milos Stojanoviç, Flori Spahija, Gledjan Pusi, Klejdi Paloka, Esin Hakaj, Eslit Sala

Mesfushorë: Esat Mala, Rejan Alivoda, Lorik Boshnjaku, Paolo Pjeshka, Elidon Dulaj, William Cungu, Antonio Delaj

Sulmues: Mehdi Çoba, Darko Dodev, Ildi Gruda, Bekim Balaj, Ersi Zaganjori, Kevin Dodaj

Tr: Migen Memelli

Zv/trajnerë: Ndriçim Shtubina dhe Ergi Borshi

Trajner portierësh: Ideal Lekiqi

Përgatitësa atletik: Aurel Locaj dhe Fation Kadija

Stafi mjekësor: Zyhdi Çoba, Armir Dibra dhe Brian Ferhati

Staf mbêshtetês: Besnik YmerI