Orges Shehi ka debutuar me fitore si trajner në kampionatin shqiptar, me një fitore ndaj një rivali historik si Partizani. Në fjalët e tij për “SuperSport”, trajneri i korccarëve e cilësoi këtë si një fitore shumë të rëndësishme për ekipin e tij.

Për suksesin e parë
“Fitore me vlera ndaj një rivali direkt, merr vlerë të dyfishtë, më vjen mirë që ekipi vazhdon të jetë në vazhdën e një javë më parë.

Kam thënë që nuk kishim ritmin e duhur që ndaj Laçit, komplimente skuadrës që u shpreh mirë pa ndeshje zyrtare. Edhe sot ishim më lart se kundërshtari dhe që ccunat janë të karikuar me kaq shumë uri”.

Për dominimin e ndeshjes
“Deri në minutën e 72, para se të ndodhte incidenti, kishim shumë ritëm, në atë moment i kërkuam lojtarëve që të mos ulnim ritmin se duhej që në këto momente bie ritmi. Kemi kërkuar të vazhdohej ashtu dhe skuadra u përgjigj deri diku.

Sa i përket alternativave, kishim probleme me federimet, Azeraj dhe Gavazaj erdhën vetëm sot. Shpresoj që këto ditë të fundit të plotësohemi ku kemi nevojë, sepse realisht kemi nevojë”.

Për gjendjen e futbollistëve
“Edhe më përpara e kam thënë që në skuadër kemi lojtarë që nuk kanë minutat e duhura, kanë kohë pa u aktivizuar. Me kalimin e kohës do të marrin besimin, normale të mos jenë në 100% të tyre, edhe pse kanë qenë pjesë e Skënderbeut.

Por minutat në këmbë dhe besimi bën të vetën. unë mendoj se do të rriten, janë lojtarë që kanë cilësi, jo vetëm këta, duke ndjekur shembullin e lojtarëve të vjetër që janë profesionistë në të gjithë anët”.

Për ndryshimin nga lojtar në trajner
“Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë se para një muaji isha në fushë, por në stërvitje nuk jemi më shokë, pas saj miq e vëllezër. Por në fushë jemi në role të ndryshme dhe secili në punën e vet. Për këtë dua t’i falënderoj se janë treguar miq duke u sjellë si profesionistë duke ndarë situatat brenda dhe jashtë fushës.

Në ambientet e stërvitjes më thërrasin profesor, kur jemi vetëm u them mos bëni gabim të më quani ashtu. Është pak i vështirë fillimi por e bëjnë të lehtë”.