Pas rastit te Aralices qe ishte shume prane golit te Vllaznise, ka ardhur edhe reagimi i Haxhiut per Dinamon. Ai ka dale i vetem perballe portierit Zogoviç, por nuk ka arritur dot ta kaloje ate.

25′ – Rimal Haxhiu shfaqet sërish në zonën e Vllaznisë, godet drejt portës, por ndërhyn në pozicion Zogovic.

14’ Aralica sheh topin të mbetet në zonë pas një gabimi të Sidibe dhe gjuan nga e djathta, Simoni devijon në këndore.

13’ Da Silva provon me një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversën e portës së Simonit.

7’ Përgjigjet nga ana tjetër Haxhiu me një gjuajtje të fortë nga e majta, me sferën që përfundon jo shumë larg katërkëndorit të Zogoviç.

6’ Vllaznia mundohet të krijojë me Da Silvën i cili kthen topin për Hoxhajn në pozicion ballor. Ky i fundit bllokohet në momentin e gjuajtjes drejt portës.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të shkodranëve.

FORMACIONET:

Dinamo: Simoni, Maliqi, Mija, Imami, Prodani, Fejzulla, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Rexhinado.
Trajner: Rodolfo Vanoli.

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Elvis Plori.

Gjyqtar: Florian Lata