Supersfida mes Teutës dhe Vllaznisë e cila starton në orën 16:00 do të mbyllë siparin e javës 14-të të Superiores. Në “Niko Dovana”, durrsakët e Martinit dhe shkodranët e Osmanit, do të kërkojnë të lenë pas ecurinë e rezulateve negative, me plot 4 javë pa fitore.
Të dy skuadrat do të futen në fushë vetëm për 3 pikë, për t’iu larguar zonës së ftohte.
Si Martini ashtu dhe Osmani, kanë hedhur në fushë, lojtarët më të mirë në dispozicion. Në duelin e fazës së parë të zhvilluar në Shkodër, ishte Vllaznia që fitoi me rezultatin 2-0 falë golave të Bekim Balajt, që realizoi dopietë.
REZULTATI LIVE:
TEUT-VLLAZNIA 0-1
Gruda 4′