Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Kukësin në sfidën e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët për zonën europiane.
Shkodranët nuk kanë fituar asnjë ndeshje ndaj verilindorëve këtë sezon dhe në këtë sfidë të fundit kërkon që t’i marrë avantazhin e ndeshjes direkte.
Nga ana tjetër, Kukësi nuk ka fituar një ndeshje që nga sfida me Dinamon në 13 mars dhe Diego Longo kërkon që të rikthehet në rrugën e tre pikëve dhe për të qëndruar në garën për Europën.
LIVE VLLAZNIA-KUKËSI 0-0
MINUTË PAS MINUTE
8’ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Gavazajt.
5’ Pëllumbi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Da Silva i cili po nisej drejt zonës.
3’ Feizhao nga e majta gjuan në portë, por ndalet nga mbrojtja.
1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Zogovië, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Elvis Plori
KUKËSI: Xhika, Bytyçi, Lulaj, Pëllumbi, Dragoshi, Sh. Taipi, Gavazaj, Gj. Taipi, Feizhao, Milunoviç, Basha.
Trajner: Diego Longo