Mbremja e sotme e 28 majit, do te perballe ne Stade de France dy finalistet e Champions League, Liverpool dhe Real Madrid, duke filluar nga ora 21:00. Nje mbremje qe perveç asaj qe te dyja skuadrat do te prezantojne ne fushen e lojes, nje vemendje te madhe ka marre edhe pjesa sa i perket organizimit te kesaj sfide kaq te rendesishme.
Per te siguruar rendin dhe qetesine e kesaj finaleje, organizatoret kane planifikuar te jene te gatshem rreth 7 mije police, detyra e te cileve eshte te kontrollojne tifozet, prania e te cileve pritet te jete tejet e madhe. Informacionet me te fundit jane qe 20 mije tifoze nga secili klub, Liverpool dhe Real Madrid, jane zyrtarisht me bilete dhe mund ta shikojne ndeshjen e shumepritur ne Stade de France.
Nderkohe, rreth 40 mije tifoze te Liverpool pritet te jene pa bileta, ku autoritetet e qytetit te Parisit kane pergatitur nje fan zone per deri ne 45 mije mbeshtetes te kampit anglez, ne perendim te Parisit, 10 kilometra larg stadiumit Stade de France.
Nje fan zone e dyte do te jete edhe ne periferine veriore te Parisit, teksa ajo eshte e rezervuar per tifozet pa bileta te Realit te Madridit. Gjithashtu, nuk do te lejohet alkooli kete fundjave ne asnjerin nga dy aeroportet kryesore te qytetit, nga ku pritet te vijne dy tifozerite. Keto masa merren nga bashkia e Parisit per te ruajtur rendin dhe sigurine nga trazirat qe mund te shkaktojne tifozet e seciles skuader, ne momente irritimi apo edhe gezimi.
Nje tjeter element per t’u theksuar eshte qe atmosfera per tifozet e Liverpool pritet te shtohet me shume edhe nga interpretimi ne kor nga ana e tyre e kenges se Dua Lipes. Kengetarja nga Kosova, me kengen e saj “One Kiss”, qe ne shqip perkthehet nje puthje, eshte shnderruar ne nje kenge te preferuar per tifozerine e Liverpool, qe nga viti 2018 kur Liverpool arriti ne finalen e pare te Champions League pas 11 viteve.
Dua Lipa interpretoi aso kohe ne ceremonine hapese pikerisht me kete kenge, e cila qe prej asaj dite eshte shnderruar ne himn per tifozet angleze te Liverpool, gje e cila pritet te ndodhe edhe ne kete finale te mbremjes se sotme ne Stade de France te Parisit, per finalistet e Champions League, Liverpool-Real Madrid.
Maringlen ZHIVANI