Stadiumi “Loro Boriçi” priti dy ndeshje rradhazi këtë javë, në një fushë që aktualisht është në një gjendje aspak të mirë. Kjo gjë u duk pak si shqetësuese për terrenin e “Loro Boriçit”.

Edhe pse, jo shumë larg, tapeti i “Loro Boriçit” kreu proçesin e rimbjelljes së barit, por prej disa javësh, gjendja e tij duket e rënduar, duke ofruar pjesë të fushës të dëmtuara.

Megjithatë, në këtë fushë, nuk do të luhet më asnjë ndeshje deri me datën 2 prill, atëherë kur Vllaznia pritet të rikthehet të luajë në shtëpi.

Kjo gjë pritet të ndikojë pozitivisht në fushën e blertë, megjithatë është me vend që drejtuesit e klubit shkodran, por edhe të Bashkisë Shkodër, ta shikojnë më me përparësi mirëadministrimin e ndeshjeve të planifikuara në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”, në mënyrë që Vllaznia të mos përfundojë për t’i luajtur ndeshjet e saj, në stadiume të tjera të Shqipërisë, ashtu siç po bëjnë shumë ekipe të tjera të Superiores dhe jo më larg se Teuta sot.

Maringlen ZHIVANI