Sulmuesi brazilian i Kastriotit, Kaina po kalon një super formë këtë gjysmë të dytë të sezonit, teksa udhëheq listën e golashënuesve tek ky ekip me 5 gola të shënuar në 9 ndeshje të kampionatit me ta.
Pas një gjysme të parë sezoni zhgënjyes tek Vllaznia, Kaina u transferua në formë huazimi tek Kastrioti i Emiliano Çelës dhe me golat e tij, është kthyer në lider tek skuadra krutane.
Paraqitjet e tij të mira kanë rënë edhe në sytë e skuadrave elitare të futbollit shqiptar, megjithatë “Shkodra Sport” zbulon se e ardhmja e sulmuesit 24-vjeçar do të jetë sërish Vllaznia. Kartoni i Kaina është në pronësi të shkodranëve, skuadër e cila nuk pati edhe aq besim tek ish-sulmuesi i Besës.
Shtatlarti brazilian u pa si i panevojshëm për vazhdimësinë e sezonit, por duket se 24-vjeçari i ka bërë të “pendohen” të gjithë tek Vllaznia. Kjo pasi përformanca e tij ka qenë shumë pozitive dhe golat kanë qenë të shumtë, që në janar.
Tek Vllaznia nuk patën edhe aq besim tek ish-sulmuesi i Besës, pavarësisht se e nisi sezonin me një supergol kundër Laçit në javën e parë, dëmtimi dhe mungesa e besimit nga ana e stafit, bënë që Kaina të shikohej si i panevojshëm në janar.
Megjithatë, tashmë sulmuesi po tregon vlerat e tij dhe 5 golat e shënuar deri më tani në kampionat me Kastriotin dhe me përformancat, që nga periudha kur u transferua tek krutanët, me siguri ka bërë që të “pendohet” shumë kënd tek Vllaznia dhe ndoshta për të ardhmen mund të jetë edhe një mësim i mirë për ta.
Maringlen ZHIVANI