Tirana po bën një kampionat tejet pozitiv. Bardheblutë e shohin veten në vendin e parë pas 25 ndeshjesh, ku kanë grumbulluar 56 pikë, 10 pikë më shumë se ndjekësit. Së fundmi, ekipi i Shehit fitoi 1-2 ndaj Vllaznisë.

I ftuar në Skaner në Mcn TV është drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani. Osmani flet për tema të ndryshme, teksa u përgjigjet pyetjeve të të ftuarve. Osmani nuk lë pa prekur çështje të rëndësishme si titulli, lojtarë specifik, por edhe e ardhmja.

“Tirana– Mendoj se që në fillim e kemi marrë seriozisht dhe të tjerët nuk na kanë marrë si të tillë. Që në fillim ka patur ekipe të tjera që kanë qenë pretendente. Ne kemi bërë një fazë përgatitore ndryshe nga të tjerat. Ka patur momente që Tirana nuk ka prodhuar lojë. Ku është mënyra e të prodhuarit lojë?

Takimi me Vllazninë? E dinim që në Shkodër do ishte tepër e vështirë. E dinim që ata do ishin më kërkues, pasi ne ishim më të qetë. Me kalimin e minutave, ne bëmë mirë.

Penalltia e humbur? Mos të harrojmë kemi humbur edhe ne rastet.Ne krijuam shumë raste. Humbja e penalltisë ndikoi keq për ata, ndërsa ne na ndihmoi shumë. Shehi ndryshoi edhe skemë” – tha ai./newsport/